Më shumë detaje kanë dalën në dritë në lidhje me ngjarjen ku një 24-vjeçar abuzoi me një të mitur në Tiranë. Ramis Hysenji u arrestua ditën e djeshme nga policia nën akuzën e abuzimit seksual me një 11 vjeçare, si dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Mësohet se Hysenji u tradhëtua nga telefoni i tij që iu sekuestrua celulari nga grupi hetimor, pasi nga komunikimet është zbuluar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11 vjeçare.
Pas zbërthimit të bisedave dhe mesazheve, policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ajo ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga i riu disa muaj më parë dhe komunikimet që ka pasur me të në telefon.