Drejtuesi i mjetit që i ka shkaktuar vdekjen fëmijës 3-vjeçar në Berat tashmë është vënë në pranga. Ka qenë një 48-vjeçar i cili është ka rënë në prangat e policisë, i identifikuar si A.H, i cili pasi e ka aksidentuar fëmijën është larguar nga vendi i ngjarjes.
Fëmija ka humbur jetën në vend për shkak të përplasjes së fortë, por kjo nuk e ka detyruar aspak drejtuesin e mjetit që të ndalojë, përkundrazi, ka zgjedhur të largohet, mirëpo policia ka nisur menjëherë ndjekjen dhe mëngjesin e sotëm është vënë në pranga.
Njoftimi i policisë
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.