Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës se u morën vendime shumë të rëndësishme për vazhdimin e kauzës opozitare. I pyetur nga gazetarët se a ishte i moralshëm ky takim me Bardhin pas gjith atyre përplasjeve të mëparshme Berisha tha se “asgjë të moralshme nuk ka më shumë sa kjo betejë”.
“Ishte një takim i 43 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 21 prillit, deputetë të aleancës së PD-së me aleatët e saj të përjetshëm. Besoj se ishte mesazh pozitiv, përgjegjësi në të cilën deputetët vendosin të bashkojnë të gjithë përpjekjet e tyre kundër një regjimi që është sot famë e krijimit, e vjedhjes e mafies dhe e të zezave më të mëdha që ka njohur kombi në 32 vite. Mendoj se ishte një hap i rëndësishëm në një proces të pandalshëm…Unë dua të them këtu…ky ishte një takim ishte….asgjë të moralshme nuk ka më shumë sa kjo betejë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo shqiptar.”, tha Berisha.