Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Tiranë ku një 37-vjeçare është vrarë me thikë nga motra e saj. Policia është njoftuar rreth orës 11:40 ditën e djeshme se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja Amanda Pushani, 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyrale. Por, pas hetimeve të thelluara nga policia dhe pas daljes së rezultateve të autopsisë, është rrëzuar version I familjarëve se Amanda ka vdekur për shkaqe natyrale. Autopsia nxorri se 37-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës. Motra e saj Marsela Pushani, me profesion mësuese dhe punonte në një shkollë në kryeqytet është arrestuar nga policia si autore e ngjarjes, teksa dyshohet se krimi ka ardhur pas një konflikti mes saj dhe viktimës. Marsela dhe ëma kanë deklaruar se viktima Amanda Pushani, e cila ishte e papunë shkonte nëpër markete dhe i kërcënonte shitësit se do iu shkatërronte dyqanin nëse s’i jepnin pije alkoolike.
Organizonin lojëra fati në Tiranë, në pranga 4 persona
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme...