Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Eldi Allushin, pronarin e automjetit tip “BMË X6” që u aksidentua te diga e Liqenit Artificial pak ditë më parë. Allushi akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Pas hetimeve nga policia u mësua se makina drejtohej nga Emiljano Nina, i cili është shpallur në kërkim nga policia pasi pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Ai rezulton i skeduar dhe i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, por ndërkohë ende nuk është gjetur nga policia.
Me porosi të Mirlinda Karçanajt, Daniel Shima grabiti 40 milionë euro nga AKSHI: si e ktheu nënën rrobaqepëse në biznesmene milionere dhe po pastron paratë me ndërtim, lavazh e marketing
Nga zyrat e AKSHI-t te rrjeti i kompanive private, historia e Daniel Shimës, ish-nëndrejtor i institucionit, përshkruan një skemë që...








