Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano, ka komentuar marrëdhëniet e tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë.
Stano bëri thirrje që të qetësohen ujërat dhe të ngrihen ura bashkëpunimi midis 2 vendeve. Sipas Stanos të gjitha vendimet për sigurinë në veri të Kosovës, ndikojnë në procesin e dialogut.
“Çështja e strukturave serbe sipas tij duhet të adresohet në dialogun e Brukselit dhe të zgjidhet në kontekstin e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.”, ka thënë ndër të tjera Peter Stano.