Skip to content
Të Gjitha

Ndeshja e parë për “play off” në Conference League, Partizani humbje minimale në Kazakistan

· 1 min lexim

Partizani u mund në ndeshjen e parë të fazës së “play off” në Conference League nga Astana.

Goli i shënuar nga Loncar në minutën e 42-të vendosi rezultatin e ndeshjes. Mesfushori arriti të ndalë topin në fund të rrjetës me një gjuajtje të fortë nga distanca.

Në pjesën e dytë, Partizani ndryshoi dukshëm qëndrimin, duke tentuar të sulmonte portën kundërshtare dhe duke krijuar shpresa për të kaluar në ndeshjen e rikthimit në Shqipëri, pas një jave.

Fat pati edhe Partizani, pasi dy gola të Astanës u anuluan për shkak të pozicionit jashtë loje.