Disa automjete në një pikë grumbullimi janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se është i qëllimshëm. Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të mos lejuar përhapjen e tyre. Makinat e djegura nuk kanë qenë në gjendje pune, por përdoreshin për pjesë këmbimi.
Djegia e automjeteve ka shkaktuar tym, ku një grumbull me re të zeza kanë mbuluar qytetin.