Leo Messi ka gjetur veten në mënyrën më të mirë të mundshme pas transferimit në Amerikë, aty ku pas vetëm një muaji ka mundur të fitojë edhe trofeun e parë me skuadrën e re, Inter Miami. Ekipi i David Beckham triumfoi në një finale thriller të Kupës së Ligës kundër Nashville, në shtëpinë e kësaj të fundit. Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, ruleta e penalltive rezultoi fatale për vendasit, të cilët u mposhtën 9-10 nga Messi, i cili më herët ishte autroi i një goli kryevepër për avantazhin e përkohshëm 1-0 të Inter Miami. Klubi i Bekham iu gëzua trofeut të parë në epokën ‘Messi’, por edhe të parit në historinë e Inter Miamit, të krijuar në 2018-ën. Nga ana tjetër, për argjentinasin ky ishte trofeu i 44 në karrierë, i cili e shndërron edhe në lojtarin me më shumëtrofe të historisë së futbollit.
Belind Këlliçi paraqitet në SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur këtë mëngjes në SPAK. Sipas burimeve, ai është paraqitur për të dhënë...