Krimi në Shqipëri alarmon Uashingtonin!
Nga një vend i cili ishte në nivelin e parë të paralajmërimit, Shqipëria tani është klasifikuar si vend me nivel të dytë të paralajmërimit për qytetarët amerikanë që duan të udhëtojnë në këtë destinacion.
Njoftimi zyrtar thekson se kjo ndryshim ka ardhur si rezultat i shqetësimeve të lidhura me krimin dhe trafikun e drogës në vend. Kjo situatë ka bërë që Departamenti i Shtetit të japë një konsideratë të veçantë për të gjithë ata që planifikojnë të vizitojnë Shqipërinë, duke i rekomanduar të jenë të kujdesshëm me udhëtimin e tyre.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut apo Kroacia, të cilat mbeten në nivelin e parë të paralajmërimit ku udhëtimi rekomandohet, vendi ynë ka përkeqësuar situatën dhe klasifikohet tani në nivelin e dytë, duke bërë që qytetarët amerikanë të jenë më të kujdesshëm kur planifikojnë të vizitojnë Shqipërinë.
Ky ndryshim i nivelit të paralajmërimit tregon rëndësinë e situatës dhe tregon se duhen marrë masat e duhura për të luftuar krimin dhe trafikun e drogës në vend, me qëllim që të rritet siguria dhe besueshmëria për vizitorët e huaj.
“Tregoni kujdes të shtuar në Shqipëri për shkak të krimit.
Përmbledhje e vendit: Aftësia e forcave të zbatimit të ligjit për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët është e kufizuar në disa zona, veçanërisht në rajone të largëta.
Ka pasur dhunë të shënjestruar të lidhur me rrjetet e paligjshme të drogës dhe krimin e organizuar në mbarë vendin.
Udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për ambientin që i rrethon dhe shtrirjen e shërbimeve të policisë dhe emergjencës në zonat e tyre,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Më pas jepen udhëzime se si duhet të informohet çdo udhëtar amerikan, duke përdorur burimet zyrtare të shtetit amerikan.