Në lidhje me ekzekutimin e Erald Jonuzit, 35-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Selanik të Greqisë, janë zbuluar disa detaje të reja. Rezulton se Jonuzi kishte prcedent penal që në vitin 2009 në Korçë, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh. Në vitin 2008, ai ishte thirrur si dëshmitar në lidhje me vrasjen e Pëllumb Çollakut, një shok i tij i fëmijërisë, i cili u ekzekutua nga Mjallaq Pergjika.
Vrasja e 35-vjeçarit Jonuzi ndodhi pasi ai u qëllua me armë zjarri disa herë para pallatit ku banonte, kështu siç raportojnë mediat greke. Paraprakisht, dyshohet se ky akt i dhunshëm mund të jetë kryer për qëllime të larjes së hesapit, megjithëse detajet saktësisht se çfarë ka çuar në këtë ekzekutim akoma janë nën hetim.
Kjo ngjarje tronditëse shënon një akt të rëndë kriminal dhe ka nxitur debate rreth sigurisë dhe krimit të organizuar në rajon. Autoritetet e Greqisë dhe Shqipërisë mund të vazhdojnë bashkëpunimin për të zbardhur më tej ngjarjet dhe për të kapur autorët e kësaj vrasjeje tragjike.
Kujtojmë se pak ditë më parë një tjetër shqiptar u ekzekutua me 3 plumba në afërsi të një karburanti në Selanik. Edhe në këtë rast konflikiti ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës, gjë që u vërtetua edhe nga tabulatet telefonike dhe dëshmia e autorit