Në një operacion të gjerë të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë, disa persona të përfshirë në grupin kriminal “Bajri” janë arrestuar në disa qytete të Shqipërisë. Njëri prej tyre është Astmer Bilali, i cili dyshohet se ishte personi kryesor që kryente krimet e vrasjes së Fatbardh Licit në vitin 2018 dhe sulmit ndaj trajnerit Ernest Gjoka në vitin 2019. Ai është gjithashtu arrestuar për armëmbajtje pa leje.
Në këtë megaoperacion të gjerë nëpër qytetet e Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit janë arrestuar edhe disa personalitete të njohura. Pëllumb Gjoka, një biznesmen i njohur, si dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita dhe drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës janë disa prej tyre.
Bëhet fjalë për 15 urdhër arreste me kërkesë të SPAK, ku mes tyre janë dhe njerëz të drejtësisë, si dhe njerëz të botës së krimit
Në rrejtën e përgjimeve të SPAK ka rënë dhe njerëz të tjerë. Në radhët e policisë dhe SPAK nuk ka ende reagim pse janë arrestuar këta persona, por dyshohet për veprën penale “Krim i organizuar”
Ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehet se ky operacion domethënës është një pasqyrë e qartë e vullnetit të agjencive tona ligjzbatuese për ta goditur krimin në të gjithë spektrin e tij dhe për ta çuar në një nivel tjetër zotërimin e shtetit në funksion të rendit ligjor në Republikën e Shqipërisë.