Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime, rekord në rajon

09:11 24/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria është bërë si asnjëherë tjetër këtë vit mikpritëse e turistëve nga e gjithë bota, duke shënuar hyrje rekord të shtetasve të huaj, që kanë “pushtuar” gjithë vendin, nga jugu në veri.

Çmimet relativisht të lira që ofron vendi në raport me shtete perëndimore, apo dhe publikimet e shumta në mediat e huaja për bukuritë e vendit kanë nxitur italianë, spanjollë, nordikë, çekë, polakë etj, krahas shtetasve të Kosovës, që kanë qenë gjithnjë “besnikë”.

Por, në kahun tjetër, vetë shtetasit shqiptarë e kanë të vështirë që të përballojnë pushimet. Barometri i fundit i Ballkanit, një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjeti se 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë.

Kjo peshë është e njëjtë me vitin e kaluar dhe mbetet më e larta në rajon, me 15 pikë përqindje mbi mesataren rajonale. Vetëm 39% e shtetasve shqiptarë janë në gjendje që të përballojnë një javë larg nga shtëpia, më e ulëta në rajon.

Të dytët pas Shqipërisë janë malazezët, me 50% të të anketuarve që kanë pohuar se nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime jashtë vendit. Për Maqedoninë e Veriut ky tregues është 47% dhe për Serbinë 45%

Shtetasit e Kosovës, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve i kalojnë pushimet në Shqipëri mendojnë se janë në gjendje të përballojnë pushimet, shumë më tepër sesa shqiptarët. 38% e tyre kanë pohuar se nuk kanë mundësi të përballojnë pushime, ndërsa 58% e tyre mund t’i përballojnë ato.

Më shumë mundësi për të përballuar pushimet në rajon janë banorët e Bosnjë Hercegovinës. 31% e tyre nuk kanë mundësi, ndërsa 67% deklaruan se janë në gjendje të ikin një javë për tu argëtuar.

Në Shqipëri, pamundësia për të përballuar pushimet lidhet me përdorimin e parave për shërbime më të domosdoshme. Psh 25% e të anketuarve thanë se kishin pasur të paktën një herë gjatë vitit të fundit vështirësi për të paguar faturat e drita dhe energji, nga 19% që është mesatarja rajonale.

19% kishin pasur probleme me pagesën e kësteve të kredisë; 52% kishin probleme që të mbanin shtëpinë të ngrohë (nga 24% që është mesatarja rajonale); 21% nuk kanë mundësi të përballojnë furnizimet bazë si ushqime, apo veshje (nga 17% mesatarja rajonale);

Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik – sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj./RevistaMonitor

M
Burimi: Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal

Të lidhura

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti
Aktualitet

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

Një ekspozitë që tejkalon format tradicionale dhe shndërrohet në një rrëfim emocional për qytetin, historinë dhe kujtesën kolektive të tij....

13:56 13/07/2025
Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të qytetit të Vlorës mesditën e kësaj...

13:28 13/07/2025
Para
Analiza e Monitor: Nga erdhi rënia e fortë e blegtorisë ?!

Analiza e Monitor: Nga erdhi rënia e fortë e blegtorisë ?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

13:56 13/07/2025
Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

13:28 13/07/2025
Shkarkoi në det mbeturinat e mjetit lundrues, e pëson drejtuesi i skafit në Dhërmi

Shkarkoi në det mbeturinat e mjetit lundrues, e pëson drejtuesi i skafit në Dhërmi

13:08 13/07/2025
Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve!

Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve!

12:29 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.