Teksa opozita kërkon kryeministrin Rama në seancë për intrpelancë në lidhje me inceneratorët, kërkesës i ëshët përgjigjur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentit Elisa Spiropali.
Spiropali: Ne patëm durimin që të dëgjonim më shumë se 20 deputetë për procedurë, që vetëm për procedurë nuk qe. Ju dëgjuam me respektin më të madh, pa ndërhyrë, jo se nuk kemi çfarë tgemi, opor se respektojmë deputetët dhe këtë parlament.
Sa i takon përballjes me të vërtetën nuk kemi hezituar as në këtë Kuvend, dhe as në Komisionet Hetimore, ku vetë kryeministri është përgjigjur me orë të tëra.
Një precedent i vendosur nga kjo qeveri, e keni nisur që në kohën e Fatos Nanos me akuza kriminale, dhe i vazhdoni edhe sot. Sa herë që votoheni populli shqiptar jua kthen përgjigjen me votë, për respekt të publikut në Konferencën e Kryetarëve ne diskutuam për interpelancën dhe mocionin me debat që kërkuat ju, urgjencën nuk mund ta përcaktoni ju.
Albana nuk e kuptoj pse vazhdon që ti biesh foltores. Gara për urgjencën është mes grupimeve tuaja se kush do të flasë i pari, se ne për urgjencë votuam protestuesit autorizimit në seancën e kaluar, se ndryshe nga ju ne nuk bëjmë politikë të ditës me çështje të drejtësisë.
Bayerni dhe Interi fitojnë, City përballet me humbje
Janë mbyllur shtatë ndeshjet e raundit të pestë të Ligës së Kampioneve, ku rezultuan fitore të ndryshme për skuadrat. Bayern...