Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritje tensionesh, Koreja e Veriut lëshon dy raketa si përgjigje ndaj nëndetëses amerikane

15:00 19/07/2023
Reading Time: 2 min lexim

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor gjatë mëngjesit të së mërkurës, si përgjigje ndaj vendosjes së një nëndetëseje amerikane që mban armë bërthamore në Korenë e Jugut.

Shefat e përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) thanë se midis orës 3:30 dhe 3:46 të mëngjesit, Koreja e Veriut gjuajti dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga një zonë pranë kryeqytetit Phenian.

Ato fluturuan rreth 550 kilometra, para se të binin në det në lindje të gadishullit korean.

Ushtria japoneze raportoi se raketat ranë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë dhe se deri tani nuk ka raportime për dëmtime të anijeve apo avionëve në atë zonë.

Nga JCS-ja i bënë thirrje Koresë së Veriut që t’i ndërpresë lëshimet e tilla.

“Ne dënojmë fuqishëm lëshimet e njëpasnjëshme të raketave balistike të Koresë së Veriut dhe i shohim si akte të rënda provokuese që minojnë paqen dhe stabilitetin e gadishullit korean, si dhe komunitetin ndërkombëtar, dhe janë një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha JCS-ja në një deklaratë për media.

Ushtria amerikane tha se ishte në dijeni për këto lëshime të raketave dhe ishte duke u konsultuar ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj.

Gjatësia e fluturimit të raketave të Koresë së Veriut përputhet me distancën midis Phenianit dhe qytetit të Koresë së Jugut, Busanit, ku nëndetësja amerikane USS Kentucky mbërriti të martën pasdite.

Kjo është dërgesa e parë e një nëndetëseje amerikane të armatosur me armë bërthamore në Korenë e Jugut që nga vitet 1980.

Më 12 korrik Koreja e Veriut testoi një raketë të re balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurta, që tregoi se mund të arrijë potencialisht thellë në kontinentin amerikan.

Nisja u mbikëqyr nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili është zotuar të forcojë më tej aftësitë bërthamore të vendit të tij përballë zgjerimit të aktiviteteve ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Raketat u lëshuan në një kohë kur SHBA-ja dhe disa vende të tjera po përpiqen të sigurojnë lirimin e një ushtari amerikan, që u arrestua një ditë më parë kur kaloi pa leje kufirin nga Koreja e Jugut për në Korenë e Veriut.

“Një shtetas amerikan në një turne orientues kaloi, pa autorizim, vijën e demarkacionit ushtarak në Republikën Popullore Demokratike të Koresë”, tha Komanda e OKB-së në Twitter.

“Ne besojmë se ai është aktualisht në paraburgim në Korenë e Veriut dhe po punojmë me homologët tanë për ta zgjidhur këtë incident”, shtoi ai, duke iu referuar Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut.

Forcat e Koresë së Jugut dhe SHBA-së kanë kryer stërvitje ajrore dhe detare gjatë këtij viti.

Vendosja e nëndetëses në ujërat jugkoreane është pjesë e përpjekjeve së Uashingtonit për t’iu përgjigjur më mirë kërcënimeve të Koresë së Veriut që kryen vazhdimisht testime të armëve bërthamore./REL

Të lidhura

Të burgosurit në Korfuz në protestë, digjen dyshekët
Aktualitet

Të burgosurit në Korfuz në protestë, digjen dyshekët

Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në burgun e Korfuzit, ku disa të burgosur...

11:46 20/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancë të posaçme për 100-vjetorin e KLSH
Kryesore

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancë të posaçme për 100-vjetorin e KLSH

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi këtë të martë një seancë të posaçme për të shënuar 100-vjetorin e krijimit të Kontrollit të...

11:18 20/05/2025
Para
Mbappe “injoron” Al Khelaïfi-n, vazhdon stërvitjen i qetë,  nuk ka frikë nga ultimatumet

Mbappe “injoron” Al Khelaïfi-n, vazhdon stërvitjen i qetë,  nuk ka frikë nga ultimatumet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të burgosurit në Korfuz në protestë, digjen dyshekët

Të burgosurit në Korfuz në protestë, digjen dyshekët

11:46 20/05/2025
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancë të posaçme për 100-vjetorin e KLSH

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancë të posaçme për 100-vjetorin e KLSH

11:18 20/05/2025
GJKKO shpall vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës

GJKKO shpall vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës

11:08 20/05/2025
Shantazhonin vajzën dhe e detyronin të vidhte para në shtëpi,arrestohen 2 vëllezërit

Po transportonin kanabis në një automjet, vihen në pranga 2 persona

10:57 20/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.