Ligji për studentët e mjekësisë miratohet nga Komisioni i Arsimit me 9 vota pro dhe 7 kundër.
Studentët e Universitetit të Mjekësisë morën pjesë në mbledhjen e Komisionit të Arsimit për t’i kërkuar ligjvënësve që të mos votojnë në favor të projektligjit që kërkon që studentët të punojnë në Shqipëri deri në pesë vjet përpara se të marrin diplomën.
Teksa nuk jemi në një situatë urgjente, vuri në dukje urgjencën në miratimin e projektligjit, pa marrë në konsideratë kundërshtimet e shprehura nga ky grup interesi. Ndërsa një tjetër student u shpreh se është qesharake që sipas projektligjit do jepet ofrimi i ndihmës mjekësore nga studentë pa diplomë.
Pas konsultimit brenda dy javëve në komisione parlamentare në atë te edukimit dhe të ligjeve, pritet që në seancen e 20 korrikut, të fundit për këtë legjislaturë, të miratohet drafti për studentët e mjekësisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri deri në 5 vite pas diplomimit.
Ky është kusht i detyrueshëm për studentët që regjistrohen për herë të parë në Fakultetin e Mjekësisë vitin e ri akademik, ndërsa për studentet e viteve të dyta deri në të gjashta, detyrimi për të punuar është deri në 3 vite, ose mund të zgjedhin të paguajnë tarifën e studimit 13-14 herë më shumë nëse kundërshtojnë mbajtjen e diplomës pas përfundimit të shkollimit.