Këtë të hënë u diskutua në Komisionin e Ligjeve, projektligji i qeverisë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një reagimi në rrjetet sociale e ka kosnideruar votën pro të deputetëve të mazhorancës, si një votë qe trafikantet te zbrazin depot e mbushura me kanabis.
“Deputetët e rilindjes, që votojnë ligjin e drogës edhe kundër familjeve të tyre dhe në favor të trafikantëve të Edi Ramës vetëm këta janë në botë”, shkruan Vasili.
REAGIMI I VASILIT
Rilindasit votuan ligjin e droges ashtu sic ju duhet trafikanteve!
Dite turpi per Komisionin Parlamentar te Shendetesise.
Deputetet rilindas votojne kunder shendetit!
Deputetet rilindas ne Komisionin e Shendetesise votuan pa pike turpi Ligjin per legalizimin e droges.
Deputetet rilindas votuan, qe trafikantet te zbrazin depot e mbushura me kanabis.
Deputete e rilindjes, qe votojne ligjin e droges edhe kunder familjeve te tyre dhe ne favor te trafikanteve te Edi Rames vetem keta jane ne bote.
Deputete qe votojne ligjin e droges ne favor te krimit vetem keta mund te gjenden.
Deputete qe urrejne vendin e tyre dhe e duan te shkaterruar vetem keta mund te ekzistojne.
Deputete qe votojne ligjin e droges per largimin e te rinjve dhe shpopullimin vetem keta gjallojne.