Teksa ditën e djeshme deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rraja dha dorëheqjen për shkak të skandalit të familjarëve të tij, paralajmërohen të tjeta ndodhi të ‘fuqishme’
Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar një tjetër skandal edhe më të madh se ky i fundit me familjarët e deputetit socialist, Rrahman Rrahja.
‘Mere Fizi: Mire e ke zotrote, gjylja e madhe plasi….
Zakonisht, kur ndodh nje skandal me interes te madh per publikun dhe qe demton imazhin e udheheqesit, “industria” e prapagandes se pushtetit, brenda pak oresh krijojne nje skandal tjeter per te shfokusuar vemendjen dhe per te çorientuar publikun…
Keshtu qe rrini vigjilent.
Sepse ne oret ne vijim, do te kete nje skandal tjeter, te krijuar per te mbuluar zhurmen e te parit…
E vetmja “industri”, qe nuk çedon asnjehere ne kete vend, eshte vetem ajo e propagandes…”, shkruan gazetari investigativ Artan Hoxha.
- Theksojmë se Rrahman Rraja u shpreh se ndihet i turpëruar nga fëmija i tij, që i tregoi se ka dështuar si prind dhe i bën thirrje që të dorëzohet para drejtësisë. Rraja u kërkoi ndjesë të gjithë kolegëve të grupit parlamentar dhe votuesve që e emëruan kryetar komune dhe i dhanë 2 mandate si deputet.