Është kapur në Londër dhe personi i fundit i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Arrestimi i tij është bërë në Londër mbrëmjen e së enjtes.
Sipas “National Crime Agency”, Simpson me precendent penal në të shkuarën, do të dalë përpara kësaj gjykate ditën e sotëm për tu njohur me masën e sigurisë.
Hetimet në Shqipëri zbuluan se Harry Simpson ditën kur u ekzekutua Ardian Nikulaj furnizonte me informacione vrasësi portuges Ruben Saraiva.
Po atë ditë u largua me urgjencë nga Shëngjini dhe mbërriti në Rinas përmes dy taksive. Sipas dosjes hetimore rrugës ai ndërroi rrobat dhe tentoi të kalonte kontrollin policor të kufirit në Rinas pa treguar pasaportën.
Me arrestimin e Simpson kompletohet kapja e grupit të dyshuar si vënës në jetë të planit për ekzekutimin e biznesmenit të njohur nga Shëngjini.
Arrestimi Harry Simpson nxjerr zbuluar disa media të Tiranës të cilat, ditë më parë shpërndanë lajmin me titull “Vrasja e Ardian Nikulajt, lokalizohet britaniku i fundit, por gjykata angleze refuzon të urdhërojë arrestimin”.
Në fakt vetëm pak orë pasi Gjykata Lezhës lëshoi 6 urdhër arreste, më pas Drejtoria me Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit ia dërgoi Interpolit nga ku dolën “Kartelat e Kuqe” një gjykatës i gatshëm në Londër i vlerësoi të drejta urdhër arrestet lëshuar në Shqipëri.
Policia e Shtetit
Punë intensive lokalizuese dhe kërkime të kryera në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.
Lokalizohet dhe kapet në një banesë në Londër, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i fundit i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për kryerjen e kësaj vrasjeje.
Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë të strukturave të Policisë së Shtetit, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, si dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, u bë i mundur lokalizimi në një banesë në Londër, kapja dhe arrestimi me qëllim esktradimin, i shtetasit të shpallur në kërkim H. S. alias J. S., 32 vjeç, lindur dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar për shtetasin H. S. alias J. S., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin, më datë 19 prill 2023.
Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 32-vjeçarit, drejt vendit tonë.