Skip to content
Politikë

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për të gjobitur Shqipërinë për shkarkimin e padrejtë të gjyqtarit Admir Thanza, reagon ashpër Vasili

· 2 min lexim

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës së Strasburgut për të gjobitur Shqipërinë për vendimin e padrejtë ndaj ish-gjyqtarit Admir Thanza, i shkarkuar nga Vettingu. Sipas Vasilit drejtësia e re është turpi i Reformës, teksa shton se kjo reformë është duke garantuar pandëshkueshmërinë ndaj pushtetarëve të Rilindjes, të cilët janë të zhytur në Korrupsion.

Postimi i plotë:

SKANDAL! Strasburgu serish vendim kunder Vetingut!!

Integriteti i Vetingut i cili duhet te ishte perfekt dhe korrekt ne perfeksion, si nje investim mbi te gjitha moral per drejtesine e re, ka rene pertoke dhe eshte kthyer ne turpin e Reformes.

Nje tjeter Vendim per padrejtesi ne procesin e Vetingut vjen piketisht sot ne 4 korrik nga Gjykata e Drejtave te njeriut ne Strasburg.

Gjykata e Strasburgut ka denuar me Vendim me gjobe Shqipërinë për vendim të padrejtë të Vettingut kundrejt  Admir Thanzës, ish gjyqtar kushtetues i shkarkuar nga procesi i Vettingut.

Gjykata e Strasburgut ka vleresuar se eshte shkelur e drejta e një gjykimi të drejtë dhe shteti shqiptar duhet t’i paguajë paditësit vlerën prej 3500 euro.

Gjatë procesit të Vettingut ish-gjyqtari kushtetues kërkoi të njihej me informacionet e DSIK që e referonte me probleme të figurës, por këto dokumente u konsideruan sekrete dhe nuk ju treguan.

VAJMEDET PER KETE REFORME.

PRA VETINGU NUK GARANTON DOT AS MINIMUMIN, PRA NJE PROCES TE RREGULLT LIGJOR

Reforma ne Drejtesi eshte nje fiasko e madhe sepse:

Ka garantuar pandeshkueshmerine e pushtetareve te rilindjes te zhytur ne korrupsion

➡️Ka betonuar nepotizmin dhe pushtimin e drejtesise nga familjaret e pushtetareve rilindas

➡️Ka rrenuar sistemin e drejtesise duke e asfiksuar dhe duke e kthyer ne nje makth per qytetaret.

➡️Ka minuar sigurine juridike, cilesine e vendimeve dhe aksesin ne drejtesi.

KUSH BROHORET PER KETE REFORME ESHTE  THJESHT NJE SHERBETOR RILINDAS I RRENIMIT TE SHTETIT LIGJOR NE SHQIPERI.