Mëngjesin e sotëm një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Zejmen-Tale.
Bëhet e ditur se një 79-vjeçar ka humbur jetën teksa ka mbetur i plagosur e drejtuesi i mjetit, F.LL, 53-vjeç. Raportohet se shtetasi N. Ll. si dhe ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi F. Ll.
Mjeti ku udhëtonin viktima dhe 53-vjeçari është përplasur me automjetin që drejtohej nga një 19-vjeçar, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimor.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Zejmen – Tale, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, shtetasi G. N. 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi F. Ll. 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer shtetasi N. Ll. 79 vjeç, banues në Mirditë.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasi N. Ll. si dhe ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi F. Ll.
Drejtuesi tjetër shtetasi G. N. është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimor.