Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, është shprehur se pamjet e publikuara nga skandali i kreut të Abshkisë së Kukësit nuk ishin origjinale por të filmuara nga një celular, ndaj ai shton se duhen sekuestruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në Bashkinë Kukës.
“Skandali ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme. E gjithë video e copëtuar është bërë meme. Kësaj video i është dhënë ngjyra politike, korrupsioni, shpërdorimi apo fenomen që po ndodh në këtë vend. Ashtu siç u transmetua pa filtra, tregoi se theu të gjitha normat e mundshme të moralit. Mund të kishte dhe minimizime të videot. Është transmetuar nga një celular. Një celular filmon mbi një laptop dhe mbi një monitor, nuk është video origjinale. Videot origjinale vijnë përmes regjistrimeve. Një mënyrë që vijnë është skeda e memories, apo një kartë sim që bën transmetimin.
Ky rast, telefoni filmon mbi një monitor, tregon se ka dashur që të shpërndaje këtë video. Ai është një regjistrim statik. Celulari lëviz dorën dhe të jep përshtypje sikur është kamera. Mund të shihte momenti i parë, ku duken konturet e një monitori dhe më pas jepen disa lëvizje. Kamera është statitike, e fshehur. Kemi dëgjuar njerëz të ndryshëm që bëjnë aludime për tipin e kamerës. Kamerat e fshehta kanë një rezolucion të caktuar. Këndi i marrjes vjen nga 60-8- gradë. Nëse keni videon e plotë, dëgjohen dhe biseda, zëra për të treguar jo thjesht ngjarjen, por nëse ka pasur dhe biseda të tjera në interes të hetimit.”, tha ai.