Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbledhja e dy qeverive, Kosovës-Shqipëri nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.
Pjesë nga deklarata e kryeministrit Rama
Sanksione e bashkësisë euroatlantike ndaj Kosovës
Edi Rama: S’më takon mua të bëj koment mbi këto. Nuk dua t’i mendoj, jam i tmerruar nga ideja që mund të ndodhin. Pasi nuk janë masa që kjo bashkësi merr ndaj vendeve jo dashamirëse ndaj saj. Kjo bashkësi po detyrohet t’i marrë ndaj një shteti që ka krijuar vetë. Edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme, uroj të mos vihen, por mesa duket edhe përpjekjet e fundit po shkojnë drejt të njëjtit fat. Pra efekti destabilizues nuk do të jetë aq i përkohshëm dhe mbështetja nuk do të jetë më siç ka qenë deri tani.
A ka ndikuar reagimi i kryeministrit Albin Kurti për draft-propozimin e kryeministrit Rama për Asociacionit në vendimin për mbledhjen e dy qeverive?
Rama: Zero. Sepse së pari përpjekja ime për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot. Zero sepse siç unë them atë që mendoj edhe Albini thotë atë që mendon dhe për mua nuk ka surpriza, sepse siç më njeh ai mua e njoh dhe unë atë. Ai beson vërtet se thotë diçka të rëndësishme dhe diçka që mund ta marr në konsideratë. Ka dy njerëz që janë të painteresuar për asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, pra në kuptimin janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe ata janë kryeministër i Kosovës dhe presidenti i Serbisë sepse për mënyrën se si e kanë ndërtuar politikën e tyre të brendshme i duhet kjo situatë. Pse i çon presidenti ushtarët në kufi, mendon ju se mund të fute një ushtar serb një m në kufirin e Kosovës, as që nuk e imagjinon. Por përse I çon? Për të ndezur shpirtin nacionalist të serbëve. Për çfarë këndojnë shtarët serb në kufi me Kosovës, Kosova është e jona. Këndojnë për ata që i dëgjojnë në Serbi. Për çfarë i duhet Kosovës një konfrontim me Serbinë. Serbia e ka humbur luftën njëherë e mirë. Aty është Amerika, është kjo që sot është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës. Për çfarë duhet kjo histori konfrontimi? Duhet për politik të brendshme. Armik imagjinar në sy të zgjedhësve. Ndaj unë jo vetëm që nuk prekem më vjen mirë dhe është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme me Albin Kurtin sepse themi atë që mendojmë. Qëllimin e kemi një, njohja e plotë përfundimtare e Kosovës edhe nga Serbia dhe kërkimi I faljes që Serbia duhet t’i bëjë Kosovës për krimet që kanë bërë. Ndryshimi mes është se Albini i do këto në fillim dhe unë them që këto vijnë në fund.