Skip to content
Politikë

Zhvillimet në seancën plenare, Gjekmarkaj vjen me kronikën satirike

· 2 min lexim

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka publikuar si pas çdo seance plenare kronikën satirike ku komenton zhvillimet gjatë saj.

Nga Agron Gjekmarkaj

Si i keni marrëdhëniet me kolegët deputetë?

Marrëdhëniet njerëzore i kam të mira me të gjithë.

Keni filluar të përdorni satirikën, ç’është ky stil i ri për një deputet?

Unë jam bashkëpunëtor i vjetër i mediave. E kam përdorur shpesh satirën. Në parlament pashë që çfarëdo që bëja ishte gabim, sulmohesha nga qeveria, sulmohesha nga intrigat e brendshme. Nga natyra e kam të vështirë të mos reagojë dhe forma ishte kjo. Përpiqem që të mos jem lëndues me shkrimet e mia.

Ka nga ata deputetë që reagojnë?

Po sigurisht që ka. Unë kam ndërmend ta vazhdoj këtë si kronikë sepse më duket një shërbim që i bëj shoqërisë, një lexim tjetër që i bëj politikës.

Kush ka reaguar më shumë?

Reagim kam çdo të premte. Di që është kronika më e lexuar nga deputetët dhe siç më thoni, mjaft e klikuar. Është një mënyrë komunikimi me politikën dhe shoqërinë. Nuk është se nuk jam serioz duke shkruar satirë. Është një zgjedhje e menduar për të përcaktuar raportin tim me këtë Kuvend, duke mos kursyer as veten se nuk mendoj se jam më i mirë se të tjerët.