Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës do ta ketë të pamundur ta mbajë nën kontroll situatën në pjesën veriore të vendit vetëm përmes policisë, pa KFOR-in.
Sipas tij, Qeveria duhet të nisë menjëherë bashkëpunimin me përfaqësuesit ndërkombëtarë, në mënyrë që të krijohet një strategji e qartë për shtensionimin e situatës dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri.
Partnerët kryesorë për Qeverinë e Kosovës, sipas Kastratit, janë përfaqësuesit amerikanë dhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.
“Duhet të ulen dhe ta studiojnë këtë situatë me KFOR-in, sepse i vetmi institucion që mund ta mbajë situatën të qëndrueshme në atë pjesë, është KFOR-i”, tha ish-kreu i FSK-së.
Sa i takon shtimit të prezencës së KFOR-it në afërsi të objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, Kastrati tha se ky mision është në mbështetje të Policisë së Kosovës.
“KFOR-i nuk e thotë haptas, por është në mbështetje të Policisë së Kosovës për të ruajtur rendin dhe qetësinë, në mënyrë që ajo pjesë të mos bllokohet prapë, të mos vendosen barrikada dhe të mos ndodhë më e keqja, sepse atje ka serbë të armatosur, këtë e dimë të gjithë”, tha Kastrati./

“KFOR-i nuk e thotë haptas, por është në mbështetje të Policisë së Kosovës për të ruajtur rendin dhe qetësinë, në mënyrë që ajo pjesë të mos bllokohet prapë, të mos vendosen barrikada dhe të mos ndodhë më e keqja, sepse atje ka serbë të armatosur, këtë e dimë të gjithë”, tha Kastrati./REL