Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Këlliçi takim me banorët e Laprakës, denoncon projektin e hekurudhës të prezantuar nga Veliaj

10:46 29/04/2023
Reading Time: 4 min lexim

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Tiranën, Belind Këlliçi  ka zhvilluar një takim me banorët e Laprakës. Krahas investimeve të munguara ndër vite, Këllliçi thekson se qindra familje aty kërcënohen edhe me humbjen e pronës.

Këlliçi shoqërohej në Laprakë nga deputetja Albana Vokshi dhe kandidati për këshillin bashkiak Bled Marku. Ky i fundit tregoi se për projektin e hekurudhës nuk ka njoftim.

“Jo, informacion zyrtar nuk ka. Por çka thuhet nga informacionet e siguruara privatisht, rrjeshti i parë, brezi i parë i godinave private, pasi pallatet i kanë mbaruar. Mund të jenë afërsisht 60-70 shtëpi”-u shpreh Bled Marku.

Jo vetëm marrja e banesave, por projekti i hekurudhës rrezikon të ndajë shumë familje nga njëra tjetra, ndaj Belind Këlliçi tha se zgjidhja për këtë do të jetë ndërtimi i një mbikalimi.

“Pjesa e mbikalimit, ne e kemi përmendur bashkë edhe herë tjetër, mbikalimi këtu është një zgjidhje perfekte për banorët, që të lidhet zona, për të bërë të mundur që të shkojnë te të afërmit,  në anën tjetër. Ajo pjesë zgjidhet! Pastaj pjesa e shpronësimeve, a kane ndonjë informacion qytetarët kush preket? Për sa shtëpia bëhet fjalë?”.

Më tej, teksa pa nga afër situatën në të gjitha zonat që preken nga projektet infrastrukturore, Belind Këlliçi garantoi banorët se të gjithë do të dëmshpërblehen ose me vlerën e tregut, ose do të marrin metrat katror siç i kanë pasur më parë.

“Pa diskutim të gjithë rastet do të trajtohen një për një, siç kemi thënë tek “5 Maji”, do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Do trajtohen të gjitha atyre që u preket shtëpia. Edhe ata me dokumenta edhe ata pa dokumenta do trajtohen do të gjejnë të gjithë zgjidhje.

Dhe ndërkohë që ne do t’i japim dy zgjidhje: Ose do të marrin metrat aty ku ishin në një godinë afër kur të ndërtohen godinat, sa metra kanë pasur, ose do të dëmshpërblehen me vlerë tregu, por pa i trajtuar nuk i lëmë. Por derisa të bëhet projekti, do të marrin bonus qiraje padiskutim”, – tha Belind Këlliçi.

Teksa vijoi takimet dhe shtrëngoi duart me dhjetra qytetarë e banorë të Laprakës, në prani edhe të kamerave dhe gazetarëve që lajmerohen nga ekipi i tij, Belind Këlliçi denoncoi mungesën e ujit në këtë zonë.

Në një nga rrugët e kësaj lagje, gjatë ecjes, ishte një autobot, ku qytetarët mbushnin ujë për të pirë, pasi në Laprakë ujë nuk ka.

“Ja uji i Erion Velisë, UKT-ja  e Laprakës. Ja uji i pijshëm që vjen, ja po mos të jetë ky furgon, po mos të jetë ky ujë, s’kanë ujë banorët. Marrin ujë, vetëm kaq shiheni realitetin. Ftojeni pyeteni Erion Velinë, merreni njeherë e di ai këtë situatë? Ai që thotë ka 24 orë ujë të pijshëm në Tiranë”-tha Belind Këlliçi.

Për këtë problem, teksa u ndal në një takim të shkurtër me disa banorë të Laprakës, Belind Këlliçi tha se do të ketë zgjidhje pas 14 majit. Ai u shpreh se edhe në Laprakë do të punohet që ujë të ketë mesatarisht 14 orë në ditë, ndërsa renditi edhe disa nga prioritet e tij për zonën.

“Për ujin e pishëm, ta përmenda vet, është një problem që nuk e keni vetëm ju. Dhe prandaj po ta them dhe një herë që padiskutim do të ndërhyjmë për ta zgjidhur këtë çështje. Nuk ju premtoj 24 orë ujë të pijshëm. Por po të them, minimalisht me pas 14 orë ujë të pijshëm në ditë, të rregullta me orare të përcaktuara, bëhet. Stacioni do të vijë këtu në kufij ku ju duhet juve dhe ku ju shërben juve. Në mënyrë të padiskutueshme është gjëja më e lehtë në botë. Dhe kopshtet dhe një çerdhe patjetër që do ta sistemojmë, do ta ndërtojmë sepse ka territor kjo njësi”.

Një tjetër problem, i denoncuar dhe më herët nga shtabi elektoral i Belind Këlliçit, është infrastruktura e amortizuar në Laprakë.

Teksa u ndal në një nga zonat e populluara të kësaj zone, Belind Këlliçi tregoi sesi rrugët e lagjes janë lënë në harresë nga Erion Veliaj, i cili ndërkohë është shprehur se në këtë zonë janë bërë investime të mëdha.

“Ja rrugët e bashkisë Tiranë, këto janë rrugët që s`dalin kurrë në media, shihini vet nuk ka nevojë për komentet e mija, flasin vetë rrugët. Po të gjitha kështu janë në Laprakë, gjithë këto rrugë kështu janë. Erion Veliaj thotë kemi bërë investimet më të mëdha në Laprakë në 30 vjet, s`i ka bërë njeri thotë”.

Belind Këlliçi takoi dhjetëra subjekte biznesesh në Laprakë, ku prezantoi programin e tij për uljen e taksave dhe tarifave vendore.

Të tjera

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë
Aktualitet

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Toç, në Memaliaj, duke shënjestruar...

11:11 06/04/2026
Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
Para
Ish-dhëndri udhëtoi nga Kosova drejt Llakatundit dhe i vuri zjarrin shtëpisë së ish-vjehrrit, zbulohet motivi

Ish-dhëndri udhëtoi nga Kosova drejt Llakatundit dhe i vuri zjarrin shtëpisë së ish-vjehrrit, zbulohet motivi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë

11:11 06/04/2026
Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.