Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Biden konfirmoi rikandidimin, a do kemi sërish një përballje Biden – Trump?

18:53 25/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Hyrja në garë e Presidentit Biden pason njoftimin e ish-Presidentit Trump në nëntor se do të përpiqej për një mandat të dytë pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020 përballë zotit Biden.

Në një deklaratë për kandidaturën e Presidentit Biden, zoti Trump kritikoi qëndrimet e rivalit të tij lidhur me emigracionin, inflacionin dhe tërheqjen amerikane nga Afganistani.

“Familjet amerikane po rrënohen nga inflacioni më i keq në gjysmë shekulli. Bankat po dështojnë”, tha ish-Presidenti Trump në platformën e tij të mediave sociale. “Kemi dorëzuar pavarësinë tonë energjitike, ashtu siç dorëzuam Afganistanin”, tha ai.

Si kandidati në pushtet, Presidenti Biden nuk ka gjasa të përballet me konkurencë të lartë nga brenda partisë së tij. Asnjë zyrtar i lartë demokrat nuk ka dhënë shenja se do ta sfidojë atë dhe ai ka mbledhur rreth vetes një grup demokratësh me perspektivë për të shërbyer si këshilltarë për fushatën e tij, ndër ta edhe guvernatorët J.B. Pritzker të shtetit Illinoi dhe Josh Shapiro të shtetit të Pensilvanisë.

Kandidatët e mundshëm republikanë dhe ata që tashmë e kanë shpallur kandidaturën, e kanë përqëndruar retorikën për zgjedhjet 2024 tek ulja e shpenzimeve qeveritare, ndërsa vazhdon inflacioni i lartë, tek kufizimet ndaj abortit, si dhe tek niveli i krimit në qytetet e drejtuara nga demokratët dhe tek emigracioni i paligjshëm.

Dy republikanët kryesorë, ish-Presidenti Trump dhe Guvernatori i Floridas Ron DeSantis, duan të kufizojnë qasjen e fëmijëve transgjinorë tek ekipet sportive dhe shërbimet mjekësore për ndërrimin e gjinisë, si dhe kufizimin e mënyrave se si shkollat përfshijnë në mësimdhënie çështjet e komunitetit LGBTQ+, historinë e skllavërisë në Amerikë dhe pabarazitë raciale.

Ndaj ish-Presidentit Trump fillon sot çështja gjyqësore për padinë civile ndaj tij të ngritur nga shkrimtarja E.Jean Carroll, e cila e akuzon atë për përdhunim në dhomat e ndërrimit në një dyqan veshjesh në mesin e viteve 1990.

Ish-presidenti, i cili nuk ka detyrimin të paraqitet gjatë gjyqit, i ka mohuar akuzat, duke e quajtur zonjën Carroll ‘të sëmurë mendërisht’ që e ka sajuar akuzën e përdhunimit për të tërhequr vëmendje për shitjen e një libri të saj./VOA

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para
Drejton parti me origjinë fashiste, Meloni merr pjesë në ceremoninë e ditës së çlirimit të Italisë nga fashizmi

Drejton parti me origjinë fashiste, Meloni merr pjesë në ceremoninë e ditës së çlirimit të Italisë nga fashizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.