Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Konflikti i armatosur, personeli i Ambasadës amerikane evakuohet nga Sudani

14:07 23/04/2023
Reading Time: 4 min lexim

Shtetet e Bashkuara evakuuan diplomatët dhe familjet e tyre nga ambasada amerikane në Khartoum herët të dielën dhe pezulluan përkohësisht operacionet e ambasadës.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se urdhëroi mbylljen e përkohshme të ambasadës për shkak të “rreziqeve serioze dhe në rritje të sigurisë të krijuara nga konflikti midis Forcave të Armatosura Sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë”, që ka shkaktuar një numër të konsiderueshëm të vdekjeve dhe plagosjeve të civilëve.

Presidenti Joe Biden, tha se evakuimi u përmbyll dhe falënderoi trupat amerikane që kryen misionin.

“Jam krenar për angazhimin e jashtëzakonshëm të personelit të ambasadës sonë, të cilët i kryen detyrat e tyre me guxim dhe profesionalizëm dhe mishëruan miqësinë dhe lidhjen e Amerikës me popullin e Sudanit”, tha presidenti Biden, i cili falënderoi gjithashtu Xhibutin, Etiopinë dhe Arabinë Saudite, të cilat tha ai, luajtën një rol thelbësor në “suksesin e operacionit tonë”.

Rreth 70 amerikanë u transportuan me avion nga ambasada në një vend të panjohur në Etiopi, i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press dy zyrtarë amerikanë të njohur me misionin, që folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të misionit. Në operacion u përfshinë edhe diplomatë nga ambasadat e tjera që ishin në ambasadën amerikane në kohën e transportit ajror, tha një zyrtar.

Presidenti Biden urdhëroi evakuimin, thanë zyrtarët, pasi mori një vlerësim të shtunën nga këshilltarët e sigurisë kombëtare se luftimet nuk do të ndaleshin.

Ditët e fundit, sekretari Blinken ka folur vazhdimisht me gjeneralin Abdel Fattah Burhan, komandantin e Forcave të Armatosura sudaneze, dhe me gjeneralin Mohamed Hamdan Dagalo, komandantin e Forcave Rivale të Mbështetjes së Shpejtë, të njohur si Hemedti.

Sekretari Blinken u bëri thirrje të dy gjeneralëve që të mbështesin armëpushimin të paktën deri në fund të festës myslimane të Fitër Bajramit. Ai e përsëriti thirrjen për të dyja palët në deklaratën e tij të shtunën mbrëma.

Dy gjeneralët janë ish aleatë që morën pushtetin në një grusht shteti të vitit 2021, por më vonë u ndanë në një luftë të ashpër për pushtet.

Luftimet e papritura që shpërthyen një javë më parë e kanë sjellë qytetin me më shumë se 5 milionë banorë në prag të kolapsit, me banorët që fshihen në shtëpitë e tyre pa energji elektrike mes bombardimeve dhe me luftëtarët plaçkitës që enden rrugëve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 400 njerëz janë vrarë gjatë luftimeve.

Ekspertët i thanë Zërit të Amerikës se situata në Khartoum është e rëndë. Nicole Widdersheim, zëvendësdrejtoreshë në Human Rights Watch, foli me Zërin e Amerikës përmes platformës Zoom.

“Ajo për të cilën jam më e shqetësuar është se po dëgjojmë gjithashtu se sudanezët vazhdojnë të përpiqen të largohen nga bombardimet dhe sulmet ajrore, të cilat unë e kuptoj nga ekspertët tanë që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit në Khartoum, po përkeqësohet”, tha ajo./VOA

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, si paraqitet rezultati i deritanishëm në rang kombëtar

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit vazhdon këtë të mërkurë, ndërsa deri tani janë numëruar 5214...

17:16 14/05/2025
OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane
Aktualitet

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

Numri i infermierëve në mbarë botën ka arritur në 29.8 milionë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të...

16:57 14/05/2025
Para
“Francezët me zjarr, shqiptarët me fishekzjarrë”

"Francezët me zjarr, shqiptarët me fishekzjarrë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Zgjedhjet e 11 majit, si paraqitet rezultati i deritanishëm në rang kombëtar

17:16 14/05/2025
OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

OBSH: Rritet numri i infermierëve, por Shqipëria mbetet nën mesataren europiane

16:57 14/05/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

16:36 14/05/2025
Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

16:11 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.