Teksa ndodhemi në muajin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, në Kukës po u jepen ndihma qytetarëve.
Që në orët e para të mëngjesit banorët e shtresave në nevojë ishin njoftuar nga përgjegjësit e Njësive Administdative të tërhiqnin pakot ushqimore pranë magazinave të bashkisë Kukës. Ndërsa Drejtori i Shërbimit Social në Bashkinë Kukës, Albert Iseberi, thotë se ndihmat janë 100 pako donacione të shoqatave, ne thjeshtë po i shpërndajmë.
Ajo që duhet theksuar është fakti që pakot e ndihmave nuk po shpërndahen në një situatë të vështirë siç mund të ishte gjendja e rënduar e motit. Kjo është një arsye e fortë që të mendohet se ndihmat janë për të “joshur” votuesit.
“Në radhë të parë ne kemi bashkëpunim me shoqatën Jetimat e Ballkanit. Kemi dhe shkresën dhe deklaratën e shoqatës që në muaj të Ramszanit ka sjell ca pako ushqimore për shtresat dhe familjet në nevojë. Ne kemi bërë listën dhe ne si shërbim social kemi ndarë ndihma përgjatë vitit. Nuk ka fare lidhje për fushatën elektorale. Ne jemi shërbim social”– tha ai per Faxneës.
I pyetur se jemi në fushatë elektorale dhe mund të ndikoj në vullnetin e votuesve ku bashkia Kukës është e përfshirë në zgjedhje, z.Iseberi hodhi poshtë këtë pretendim. Kodi zgjedhor parashikon se me fillimin e muajit të fushatës zgjedhore ndalon forma të tilla.