Është publikuar fotoja e 31-vjeçarit Gleard Gusholli, i cili akuzohet se mori peng dhe dhunoi barbarisht bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në një apartament në Tiranë, ku çifti bashkëjetonte prej pak kohësh. Vajza, deklaroi se Gusholli ka tentuar ta vrasë, ndërsa shtoi se nuk ishte hera e parë që kishte rënë pre e dhunës.
28-vjeçarja, e cila ka kaluar një javë tmerri me partnerin e saj, për të cilin la Gjermaninë dhe erdhi në Tiranë dhe u mbajt peng dhe u dhunua barbarisht prej tij, tha se në momentin që u kthyen në Shqipëri, ai ishte bërë posesiv. Për mediat ajo ka treguar se ky nuk ka enë rasti i parë që Gusholli është bërë i dhunshëm.
“Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më do mirë, vetëm më hap derën.”
Në pranga
Gleard Gusholli, 31 vjeç, bashkëjetuesi i vajzës se dhunuar
Besmir Nurçellari, 36 vjeç, nuk kallëzoi krimin dhe fshehu provat
Arjan Sheta, 41 vjeç, nuk kallëzoi krimin dhe fshehu provat
Bledi Kateshi, 27 vjeç, largoi Gushollin nga vendi i ngjarjes
Erlind Kateshi, 42 vjeç, largoi Gushollin nga vendi i ngjarjes