Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në orët e para të së hënës, pas komplikacioneve me apendicitit. Sipas njoftimit kryeministri është detyruar të futet në sallën e operacionit dhe të heqë “zorrën qorre”. Operacioni u drejtua nga kreu i kirurgjisë në QSUT, Prof. Arben Gjata, i cili ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat dhe ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të kryeministrit Edi Rama.
Në një raportim për mediat, Gjata bëri me dije se ai bashkë me një ekip mjekësh asistoi në heqjen e apendicitit me metodën e laboraskopisë. Ai tha se gjendja e kryeministrit Rama është stabël dhe se mund të lërë spitalin edhe brenda 24 orëve., duke shtuar se në fushatë do mundet të dalë për 2-3 ditë.
“Asistuam disa mjekë. Isha unë, profesor Beqiri, Rahovica…ishte apendicit. U bënë ekzaminimet imazherike. Operacioni u krye me laboraskopi në 2 pas mesnate. Gjendja është stabël, e mirë, pa temperaturë. Sot besoj do të fillojë dhe do të ushqehet dhe brenda 24 orëve do të largohet në shtëpi. Koha e laboraskopis është 3-4 ditë që të rimarrë veten.. Kujdes shtesë? Është një apendicit. U bë të sallat që kemi pasur operacioni. Në fushatë mund të dalë për 2-3 ditë”, tha profesor Gjata.