I pyetur në Çim Peka Live, në Syri Tv se për kë do të votojë në Tiranë, analisti Baton Haxhiu shprehet se nuk do ta votojë Erion Veliajn për kryetar të bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Sipas Haxhiut, Veliaj reflekton falsitet dhe probleme karakteriale në daljet e tij publike.
“Kandidatët për Tiranën kanë probleme karakteriale. Ai (Veliaj) është shumë i lehtë dhe i panevojshëm në komunikim publik, ka falsitet të mjaftueshëm që mua më bën të mos e votoj. Miqësinë e kam të jashtëzakonshme me vizionin e Ramës, por kjo nuk më mjafton, sepse kryetari i bashkisë ka problem karakterial në paraqitjet publike dhe kjo nuk e bën të mjaftueshëm që unë t’ia jap votën”, tha Baton Haxhiu.
Veliaj është akuzuar shpeshherë nga opozita, por dhe shumë analistë për daljet e tij publike ku përdor fëmijët apo të moshuarit për të përfituar pikë në imazhine tij që reflektohet në publik. Gjithashtu është akuzuar dhe shpeshherë është pranuar edhe nga analistë që punojnë në media, se kronikat që transmetohen për Veliajn janë të parafabrikuara, transmetohen me kasetë. Në media të ndryshme shikon të njejtën kronikë, e pamundur të ndodhë.
Kujtojmë se KQZ publikoi ditën e djeshme fletën e votimit për Tiranën.