Skip to content
Politikë

Escobar dhe Yuri Kim takime me liderët e partive në vend, ja për çfarë diskutuan

· 2 min lexim

Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim kanë zhvilluar disa takime këtë të mërkurë. Fillimisht ato takuan kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn, më pas shkuan në selinë e Partisë së Lirisë, ku u takuan me Ilir Metën.

Siç u bë e ditur edhe dje nga ambasada amerikane, fokusi i takimit të Escobar në Tiranës është që të zbatohen rekomandimet e ODHIR dhe që të zgjidhen kandidatë që zbatojnë ligjin.

Teksa qëndroi në zyrën e Ilir Metës për gati 45 minuta, Escobar pasi doli nga selia e Partisë së Lirisë, përshëndeti politikanin opozitar, duke konfirmuar kështu një tjetër takim. “Shihemi së shpejti!”, i tha Escobar Metës. ndërkohë që ky i fundit tha në një komunikim për gazetarët se detajet e takimit do i bëjë të ditura përmes një deklarate.

Më pas ai i ftoi gazetarët të gjithë në stadium, në çelje të fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ më 14 prill.

Ndërkohë Partia Scialiste e hapi fushatën mbrëmjen e djeshme në një ceremoni ku ishin të pranishëm vetëm kabineti qeveritar dhe kandidatët për bashkitë e vendit, pa praninë e qytetarëve.