Prokuroria e Posaçme njofton se ka vënë nën sekuestro pasuritë e dy vëllezërve Bardhok dhe Kastriot Shota, banues në Fushë-Krujë. Sekuestro vjen pasi autoritetet belge po i hetojnë për trafikim të lëndëve narkotike.
Në një njoftim për mediat, SPAK thotë se nën sekuestro janë vënë pasuritë e tyre në Shqipëri, që përfshijnë:
1.Pasuri e paluajtshme në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.
2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 (pesëdhjetë pikë tre) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 (dyzet e pesë pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 (dyzet pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).
5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor.
Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Njësinë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore të Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme nga Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, si dhe personave të lidhur me ta.