Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protestë këtë të mërkurë tëkasa kanë kërkuar që shteti të vlerësojë pronat e tyre me çmimin e tregut. Ndryshe nga herët e tjera protesta është zhvendosur tek Hipoteka.Protestuesit lanë afat deri të martën për të marrë një zgjidhje nga organet kompetente, përndryshe do të organizohen serish në protestë.
“Kemi ardhur për të drejtat tona që na takon nga ana ligjore. 45 vjet komunizmi vrau e preu. Këta sot bëjnë vetëm padrejtësi. Deri të martën presim përgjigje. Ne nuk jemi njerëz të rrugëve, por të dijes, njerëz të halleve. Të rrimë tani të ruajmë pronat, se kemi frikë se vijnë këta orë pa orë. Zëri jonë do të dëgjohet. I bëjmë thirrje shtetit të reagojë që të mos kalojmë në akte ekstreme. I bëjmë thirrje deputetëve të bllokojnë foltoren në Parlament, të kërkojnë të drejtën tonë. Të na japin zgjidhje. Këtu po bëhet një masakër dhe këtë masakër e bëjnë vetëm komunistët. Prej vitesh shkojmë sa një hipotekë sa në një zyrë. Po gënjejnë popullin. Ai Lame, gënjeu popullin e Bërxullës”, u shpreh një protestues.
Nuk ka munguar as ironitë, teksa u shprehën: “Nga gjyqi veç ai largohet që nuk ka në xhep asnjë centim. Megjithatë mos u ankoni se çdo problem një zgjidhje ka, nëse një çështje do ta fitoni nuk kanë pse t’ju dhimbsen disa para”;
Muzika-Populli
Orkestroi-Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Presidenti-Fyell me një vrimë
Ministri i Brendshëm-Daulle
Avokati i Popullit- Dajre
Ministri i Drejtësisë-S’ka vegël fare