Banorët e Bërxullës kanë dalë këtë sërish në protestë këtë të martë për tëkundërshtuar projektin e Thumanë-Kashar, i cili kalon nëpër pronat e tyre. Protesta vijon prej 6 muajsh tashmë, por pa një zgjidhje nga ana e qeverisjes. Në prononcimet për mediat protestuesit kanë thënë se nuk ka transparencë sa i takon projektit, që shemb banesat e tyre. Ato kanë bërë thirrje se do të marrin masa ekstreme në rast se nuk jetet një zgjidhje për problemet e tyre.
Për këto të fundit ata kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Më herët banorët kanë thënë se askush nuk është interesuar për ta teksa kanë ngritur pikëpyetje mbi projektin.
“Do protestojmë para hipotekës që të zhbllokojnë hipotekat dhe të kryejë të gjithas veprimet.
Kanë gjetur një gje që cdo 6 muaj ndërrojnë drejtorat e Hipotekës. As nuk ndiqet njëri ,nuk i kërkohet llolgari. Unë pronën e kam me ligj? Si mund ta marrësh pa një marrëveshje pa negociatë. Prona është e shenjtë. Sot jemi në mëshirë të fatit, pas asnjë lloj mbrojtje. Kjo protestë do marrë përmasa ekstreme. Të fillojmë dialogun. Të vijnë të ulen.
Si do bëhet akomodimi i këtyre banorëve. Ku do shkojnë? Janë me fëmijë të vegjël. Banesat i kemi ndërtuar me gjak”- u shprehën banorët për mediat.