Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave në lidhje me rritjen e pagës minimale që u anoncua pak ditë më parë. Këtë të oremte teksa po zhvillonte një takim me sipërmarrës privatë deklaroi se rritja e pagësë minimale nuk bëhet për fushatë elektorale. Gjithashtu në fjalën e tij ai vuri theksin edhe te kushtet e punës në vend, duke u shprehur se nevoitet të marrë fund koha kur sipërmarrjet private shfrytëzojnë punonjësit.
“Sipërmarrja nuk ka ku shkon. Një sipermarrje nuk mund të ngrihet dhe të largohet. Dilema është të rrojë apo të vdes. Kjo në fakt nëse shikojmë përmbajten e financa dhe ekonomisë nuk është dilemë e vështirë. Të rroj duke mbështetur punonjësit që edhe ata të rrojnë dhe epoka e shfrytëzimit të punës, burimeve që punojnë, prodhojnë punë, marrin punë duhet të mbyllet. Ne do zhvillojmë këtë dialog si një proces kundërs shfrytëzimit të punonjësve, forcave të punës. Marredheniet kapitaliste kane qene të bazuara te shfrytëzimi.
Kjo fazë është duke u mbylur dhe cështja është si do mbyllet dhe zgjedhja qe do bëj sipermarja është si do mbyllet. Rritja e pagës minimale sot 400 mijë lekë u diktua nga kjo. Nuk e kishim programuar pagën minimale.Nuk është cështje dëshire. Problemi nuk është dëshira por konkurshmëria, kapaciteti që ka tregu dhe ekonomia për ta mbajtur. Kemi Malin e Zi, bëri një rritje të pagës minimale përtej logjikës dhe është një situatë makro ekonomike, dramatike dhe sot e ka borxhin mbi 100 % dhe nuk e di si do jetë e nesërmja.
Pagat reale në Shqipëri janë më të larta se ato të deklaruara. Nuk ka pagë minimale 40 mijë lekë të reja se nuk ekziston në sektorin e ndërtimit, janë gënjeshta që sipermarrja kujton se ia hedh.
Dhe sipermarrësit kujtojnë se duke u marr punonjësve sigurimet për të blerë vilën e 6 do e kenë të ardhmen e sigurtë, jo nuk e kanë se do mbeten pa punëtorë.
Punëtorët kanë nevojë të ndjehen njerëz të vlerësuar. Nga ana tjetër është e pamundur të behet me pagat e Gjermanisë.
Vertet atje ka paga të larta por nëse i hyn faturave , rezultati është ndryshe. por kjo nuk mjafton për ti mbajtur njerëzit këtu. Respekti që duhet ti japi kompania punonjesve. Nëse kontrata janë një farsë e paimagjinueshme, kjo duhet të ndryshojë. Italia 15 mln forca punëtore ka kërkuar për ti marrë në mënyrë të reegull nga Pakistani dhe India. Qeveria kërkon 7 mln deri në vitin 2030. Vendosni pagën 40 mijë është aq se ne nuk mundemi që të godasim prodhimin, ama problemi kryesor që në këtë prodhim duhet të ndryshojë logjika”, tha Rama