Një 42-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Fierit pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Burime bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar Shpëtim Vizani, teksa kallëzimi në polici është bërë nga familjarët e shtetases së mitur. Kjo e fundit rezulton të jetë 15-vjeçe, dhe banesa e saj me të abuzuesit ndodhen në të njëjtën lagje. Sipas familjarëve të të miturës, Vizani i ka kryer veprimet në banesën e tyre, ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fiere arrestuan në flagrancë 42 vjeçarin. Njëkohësisht janë marrë në pyetje e mitura dhe familjarët, si dhe autori i dyshuar i ngjarjes, ndërsa policia po kryen veprime hetimore.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur”, njofton policia. Po ashtu një tjetër 42-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe bashkëshortes së këtij të fundit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait”, thuhet në kominikatën e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme