Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Autoriteti i Konkurrencës pezulloi vendimin për dyfishimin e çmimit të patentës, reagon DPSHTRR

10:01 02/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e djeshme Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar vendimin për dyfishimin e çmimit të patentave.  Ndërkohë që ka ardhur një reagim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.  DPSHTRR e ka konsideruar si ‘referues dhe jo përcaktues’ vendimin pëpr të dyfishuar çmimin e patentës.

REAGIMI I PLOTË:

DPSHTRR, në vijim të njoftimit për shtyp të bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, qartëson qëndrimin, si fillim duke shprehur bashkëpunimin, në zbatim të Ligjit 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, se objekti i “Akt Marrëveshjes” mes DPT, Shoqatave të Autoshkollave dhe DPSHTRR, është “Njohja ndërmjet Palëve, me tarifën e pagesës, si dhe vlerësimi i kostos minimale fiskale referuese, për përmbushjen e programit të edukimit për përgatitjen për drejtues mjeti dhe pajisjen me kategoritë e lejedrejtimit: AM, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C, C1E, CE, D1, D, D1E, DE; për përgatitjen për rimarrjen e leje së drejtimit pas humbjes totale të pikëve ose për heqje të saj, si dhe përgatitjen për pajisjen me dëshmitë dhe certifikatat e aftësimit profesional”, dhe jo përcaktimi i tarifës së pagesës dhe kostos minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi. Sqarojmë edhe një herë se tarifa dhe kosto janë referuese dhe jo përcaktuese, për garantimin e zbatimit të detyrueshëm të kushteve të barabarta në mësimdhënie.

Përmbajtja e marrëveshjes së bashkëpunimit është konceptuar si detyrim specifik ligjor, lindur nga dispozitat e udhëzimit nr. 9, datë 14.02.2022, “Për aktivitetin e autoshkollave” dhe detyrimit për kryerjen e programit mësimor (në përputhje të plotë me direktivat evropiane) për aftësimin mbi marrjen e një Leje Drejtimi.

Baza Ligjore:

1.1 Ligji Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;

1.2 Ligji Nr. 10081, datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

1.3 Ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.4 Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.5 Ligjit nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndyshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.6 Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimet e MF në zbatim të tij;

1.7 Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 153, datë 7.4.2000, “Për miratimin e Rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Synim i kësaj marrëveshje është pikërisht shmangia e rrezikut eminent dhe dëmit të rëndë dhe të pariparueshëm që po i bën konkurrenca e pandershme sektorit të autoshkollave! Marrëveshja angazhon palët për dhënien fund evazionit dhe fiktivitetit, duke kërkuar reformim total të aktivitetit të subjekteve të autoshkollave dhe raporteve me qytetarin, në mënyrë që ky i fundit të mos mashtrohet por edhe të mos përfshihet nga një shërbim që thyen normat, që i shmanget Programit Zyrtar të detyrueshëm dhe që gjeneron evazion, informalitet dhe rrezik potencial në qarkullimin rrugor!

Qëllimi i marrëveshjes është sinergjia për t’i dhënë fund një tregu të pandershëm, që ka abuzuar mbi shërbimin e mësimdhënies për drejtimin e rregullt të një mjeti rrugor, për t’i shërbyer direkt interesit publik!

DPSHTRR i qëndron pozicionit të marrjes dhe ushtrimit të përgjegjësive ligjore, duke përgëzuar DPT për vullnetin dhe bashkëpunimin institucional, për t’u përballur dhe jo fshehur, për t’u përpjekur, duke mos zgjedhur qasje populiste apo hipokrite!

Sfida e standardeve për sigurinë rrugore tejkalon çdo qëndrim hezitues e kompleks burokratik! DPSHTRR vijon e palëkundur punën për reformimin e sektorit të Autoshkollimit, komponent kryesor i Automotorizimit Shqiptar, me rëndësi jetike për sigurinë publike dhe shoqërinë.  Mbikëqyrja e këtij sektori, mbetet sfidë institucionale në nivel kontrolli administrativ dhe fiskal!

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
“Më lini të kryej edhe një vrasje tjetër”, zbardhen detaje të reja nga dëshmia e Dan Hutrës

"Më lini të kryej edhe një vrasje tjetër", zbardhen detaje të reja nga dëshmia e Dan Hutrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.