Skip to content
Të Gjitha

Dan Hutra ‘lau me gjak’ Kamzën sot, reagon Gjykata e Apelit

· 2 min lexim

Dan Hutra, vrasësi serial që lau sot me gjak Kamzën, në fakt duhej të ishte në burg për shkak të së shkuarës kriminale por drejtësia e la të lirë.

Ndërkohë që pasditen e sotme, Gjykata e Apelit ka publikuar një njoftim për mediat ku shkruan se ka rrëzuar kërkesën e Hutrës për të dal dhe nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur në shkallët më të larta të gjyqësorit.  Teksa ndodhemi përballë faktit se sot 3 gra humbën jetën tragjikisht, duket i pamjaftueshëm ky njoftim i Gjykatës së Apelit për të justifikuar se si një person me akuza për vrasje, përdhunime, plagosje e të tjera endej rrugëve dhe nuk ishte i arrestuar.

NJOFTIM PËR MEDIA

Referuarinteresimittëmediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit GjyqësorTiranë, kazhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetimshtetasitme iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale“Dhunë në familje”,  parashikuar nga neni  130/a tëKodit Penal.

Me vendiminnr. 555/1Akti, datë 09.01.2023Gjykata e RrethitGjyqësorTiranë, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra,i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë“detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm,nuk ka informacion.

Tiranë, 01.03.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM