Ditën e sotme disa ngjarje të rënda kanë tronditur kryeqytetin, ndërkohë që dyshohet se mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.
Një vajzë e re 31-vjeçare Etleva Kurti u vra në oborrin e banesës së saj në Kamëz, teksa dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në Paskuqan.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala për “News24” bëhet e ditur se ka dyshime se krimet në fjalë të jenë kryer nga i njëjti autor, Dan Hutra, duke iu referuar dyshimeve të Vladimir Kurtit, i cili rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë.
Kurti ka pohuar për Lalën se: Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time. Kam bërë një bisedë të gjatë me të. Më dha fakte bindëse në lidhje me konfliktin që kanë pasur brenda në burg. Ai pretendon se ka pasur një konflikt të ashpër për të cilin kanë qenë në dijeni të gjithë të burgosurit. Hetimi do të zbardhë nëse është Dan Hudra autori sepse ato kanë edhe një konflikt tjetër të hapur, por Kurti pretendon se para se të lirohet Hudra e ka kërcënuar se do t’i vrasë të motrën.