Alda Klosi dhe Rozeta Dobi pritet të ballafaqohen sot në Prokurori, për deklaratat që kanë dhënë të dyja lidhur me shumën e parave të gjetura në banesën e pastrueses. Mësohet se ish-zyrtarja e kryeministrisë dhe pastruesja e saj, Rozeta Dobi, janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Prokurori.
Kujtojmë se ish-zyrtarja Alda Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro. Rozeta Dobi ka treguar se ka bashkëpunuar me Alda Klosin duke e inskenuar si grabitje, pasi zyrtarja ka dashur që t’ia hidhte fajin ish-bashkëshortin, me të cilin pas ndarjes kishte pasur konflikte. Rozeta thotë se me Alda Klosin kishin një marrëdhënie shoqërore me njëra-tjetrën, që kishte filluar që nga koha kur ajo kishte nisur që të punonte në shtëpinë e saj. E pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënie të mirë shoqërore, sipas Rozetës, Alda i ka thënë që të marrë mijëra eurot nga kasaforta, t’i fshihte në shtëpinë e saj dhe të gjithën ta inskenonte si grabitje. Të dyja po qëndrojnë në të njëjtin paraburgim te burgu i grave “325”.
Klosi ishte shtruar në spital kur u dha masa “arrest me burg” ndaj saj dhe u transferua rreth orës 15:00 të ditës së enjte (9 shkurt) në qeli. Ndërkohë që edhe djali i Rozetës Havieri ka deklaruar për herë të parë se paratë i përkasin Alda Klosit