Përjashtimi i vazhdueshëm i deputetëve të opozitës ka bërë që seanca plenare të nisë me debate. Deputetët e Pd kërkojnë që kolegët e tyre të kthehen në parlament si dhe të bëhet mocioni me debat dhe ngritja e komisionit hetimor për çështjen “Rama-McGonigal”. Ina Zhupa i propozoi mazhorancës formulën për rikthimin e Kuvenit në normalitet.
“Rregulloren e lexuat bukur, por nuk e zbatoni. A keni lexuar nenin 65/3 që thotë me paraqitjen e ankimimit, urdhri i seancës plenare, i sekretariatit pezullohet. Deputetët do duhet të hynin brenda se ishte pezulluar vendimi për përjashtim deri sa të merrej një vendim.
Byroja ka detyrim sipas kësaj rregulloreje, neni 65/4 shqyrtimi i çështjes kryhet nëpërmjet një procedure që i garanton të drejtën deputetit për t’u informuar.
Më procedurë se rregullorja e kuvendit unë nuk kam parë. Ata deputetë, duke qenë se është shkelur në dy nene rregullorja e Kuvendit, janë të përjashtuar në mënyrë të paligjshme dhe duhet të jenë brenda sallës së parlamentit.
Propozim tjetër shumë konkret, neni 25 i rregullores thotë Kuvendi ka të drejtë që me kërkesën e ¼ të anëtarëve është i detyruar të ngrejë komisionin hetimor për një çështjes të veçantë. 44 deputetë ju kanë depozituar kërkesë për komision hetimor. pse nuk ngrihet që sot, pse shkelni rregulloren, pse shkelni të drejtat kushtetuese të opozitës. Ne jemi përfaqësues të popullit, nuk duam asnjë favor, por atë që na e jep kushtetuta nuk mund të na e merrni ju me vota dhe mandate të vjedhura. Të zbatohet rregullorja, të kthehet normaliteti. Të vijë këtu km Rama, të ngrihet një kom hetimor, deputetët e përjashtuar të kthehen në sallë. Po e shkelët ju njëherë na detyroni t’ju përgjigjemi sipas rregullave. Ju shkelni çdo ligj dhe ne të rrimë dhe ju dëgjojmë, kjo nuk është normal. Për këtë mbani përgjegjësi ju si e shkatërroni sallën e Kuvendit.
Kam një dakordësi për të dhënë, me një ministre të kabinetit tuaj qeveritar, i cili është shprehur se Edi Rama është brand, po është brand ndërkombëtar i korrupsionit”, deklaroi Ina Zhupa.