Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Propozimi për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti bisedon me kancelarin gjerman

19:02 18/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gër​valla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. 18 shkurt 2023.

Për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u fol në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për sigurinë.

Kështu thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosoëvs të 18 shkurtit, ku u bë e ditur se në këtë takim ishin prezent edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gër​valla, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.

Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua propozimi evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.

Palët kanë konfirmuar se e pranojnë këtë dokument, por ai nuk është bërë publik.

Megjithatë, në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, thuhet në njoftim.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet në njoftim.

Kosova dhe Serbia janë nën trysninë e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, nga frika se Rusia mund t’i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan, në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.

Aktualisht, palët kanë në tryezë një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin SHBA-ja ka shprehur mbështetje.

Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel më 27 shkurt, për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar./rel

Të tjera

Qeveria fryn administratën për zgjedhje: më shumë punonjës shteti se kurrë, 1 në 12 shqiptarë me rrogë publike
Kryesore

Qeveria fryn administratën për zgjedhje: më shumë punonjës shteti se kurrë, 1 në 12 shqiptarë me rrogë publike

Numri i të punësuarve në sektorin publik ka shënuar një rekord të ri historik, duke ngjallur debate për mënyrën se...

18:01 13/09/2025
Vrasja me tritol e gjyqtarit Konomi 14 vite më parë: familja kërkon me ngulm rihapjen e dosjes
Aktualitet

Vrasja me tritol e gjyqtarit Konomi 14 vite më parë: familja kërkon me ngulm rihapjen e dosjes

Familjarët e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë më 9 shtator 2011 në Vlorë, i kërkojnë institucioneve të drejtësisë rihapjen e...

17:40 13/09/2025
Para
Analiza e Monitor: Rindërtimi komprometues, nuk nxorëm mësime nga tërmeti i 2019-s

Analiza e Monitor: Rindërtimi komprometues, nuk nxorëm mësime nga tërmeti i 2019-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qeveria fryn administratën për zgjedhje: më shumë punonjës shteti se kurrë, 1 në 12 shqiptarë me rrogë publike

Qeveria fryn administratën për zgjedhje: më shumë punonjës shteti se kurrë, 1 në 12 shqiptarë me rrogë publike

18:01 13/09/2025
Vrasja me tritol e gjyqtarit Konomi 14 vite më parë: familja kërkon me ngulm rihapjen e dosjes

Vrasja me tritol e gjyqtarit Konomi 14 vite më parë: familja kërkon me ngulm rihapjen e dosjes

17:40 13/09/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi: 13 shtator 2025

10:49 13/09/2025
‘Babi, hajde për darkë, ndoshta nuk shihemi më’/ Motrat humbin jetën, vëllai 7-vjeçar lufton me leuçeminë

‘Babi, hajde për darkë, ndoshta nuk shihemi më’/ Motrat humbin jetën, vëllai 7-vjeçar lufton me leuçeminë

00:02 13/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.