Skip to content
Të Gjitha

Bilanci i Covid-19: Një humbje jete dhe 14 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Një qytetar i infektuar me Covid 19 nuk ka mundur ti mbijetojë infektimit me virusin vdekjeprurës. Viktima është një  85-vjeçar nga Tirana. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 333 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Patos, Lushnje.

Sakaq, janë 140 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.  Po ashtu janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,653 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 14

Të shëruar në 24 orë 10

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 333

Testime totale 2,036,968

Raste pozitive 333,390

Raste të shëruara 329,653

Raste Aktive 140

Humbje jete 3,597

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 109

Fier 11

Shkodër. 6

Vlorë 6

Berat. 4

Durrës. 1

Elbasan. 1

Kukës. 1

Gjirokastër. 1

Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer      396   vaksinime
Nga dozat e vaksinës antiCOVID janë kryer:
1 329 445   doza të para
1 276 764    doza të dyta
394 949     doza të treta
Në total janë kryer     3051640      vaksinime antiCOVID.

*Numri i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.