Prokuroria e Kurbinit ka mbuyllur hetimet për Jeton Lamin, ish-efektivi i policisë që shoqëronte mbretin e lojrave të fatit, Ervis Martinajn. Lami mendohet si pikë kyçe për zbardhjen e së vërtetës mbi fatin Martinajt, pasi mendohet të jetë personi i fundit që ka pasur kontakt me të. Për herë të parë pas 6 muajsh Jeton Lami ka thyer heshtjen duke dhënë disa shpjegime të detajuara për sa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka refuzuar të ketë dijeni për zhdukjen e tij. Balkanëeb ka siguuar një pjesë të dëshmisë së tij.
“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja. E kam shoqëruar në drejtim të Durrësit dhe e kam dërguar në një hotel ku u takua me një mikeshën e tij. Të nesërmen kam shkuar sërish në Durrës, e kam marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i kam lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës. Aty sipas informacioneve që kisha Ervis Martinaj do të bënte disa takime. Në atë moment jam shkëputur me të dhe nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me të”, ka deklaruar për prokurorin Jeton Lami.
Ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Martinajt dhe se nuk ka asnjë informacion për të dhënë.