Seanca plenare në seancën e kuvendit po shoqërohet me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i është jkundërpërgjigjur me tone të ashpra paralajmërimeve të nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, për ti ndërprë fjalën. Kryemadhi i tha Felajit se fakti që ka në dorë të ndërpresë mikrofonat nuk do të thotë që ajo është më të fortë apo më e zgjuar se deputetët e opozitës, por është tërësisht e kundërta.
Deputetja e Partisë së Lirisë, i kërkoi drejtueses së seancës që të mos tregohet denigruese ndaj opozitës.
“Kjo që bën ti mund të të bëjë më të përdorur nga Edi Rama dhe jo më të zgjuar. Çështja e Komisionit Hetimor për Edi Ramën mund të ndalohet vetëm në një vend absurd që drejtohet nga një njeri pa shkollë. Ai mund ta mbyllë këtë punë me ne, por me Amerikën nuk e mbyll dot. Amerika do ta mbyllë për veten e vet se i ka futur hundët aty ku nuk duhej. Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa i thonë kësaj o zonjë, flas për procedurat. Pse ke fuqinë e zërit nuk të bën më të fortë. E kuptoj mirë Ramën, nuk e përballon dot psikologjikisht. Le të bëjë disa seanca që të marrë veten emocionalisht dhe psikologjikisht. Ajo që ne kërkojmë është gjëja me elementare. Po ta them shoqërisht, mos u bëj kaq denigruese ndaj opozitës”, ka thënë Kryemadhi.