Skip to content
Të Gjitha

Makina përplaset me kamionin / Shoferi dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë

· 1 min lexim

Një aksident është shënuar pak çaste më parë ku një makinë tip Benz është përplasur me një kamion në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, Kurbin.

Si pasojë mësohet se është plagosur rëndë drejtuesi i makinës me iniciale S.T., 57 vjeç, banues në Kurbin.

Ndërkohë burimet e para theksojnë se i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Bëhet  me dije se drejtuesi i kamionit me iniciale M.L., 37 vjeç, nuk ka pësuar lëndime

Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.