Ndonëse e lindur në një vend bregdetar si Durrësi, Ema Kavaja u rrit me një dashuri të pakufizueshme për malet dhe alpinizmin. Ema vetëm 16 vjeçe bashkë me shoqëruesin e saj kryesor, babain, ia ka arritur të ngjisë disa nga malet më të larta në vend, përfshirë edhe Korabin (2,751 m). Historia e saj është frymëzuese për një gjeneratë të prirur më së shumti drejt teknologjisë. Pasioni e mban njeriun gjallë!
Nga Ema Kavaja
Mbaj mend, gjithmonë më pëlqente të bëja shëtitje me babain në natyrë. Ecja jonë e parë ka qenë në Theth, ku vizituam ‘Ujëvarën e Grunasit’,dhe ‘Syrin e Kaltër’ të Thethit. Me pas, me babain, ngjita ‘Malin e Moraves’ në Korçë. Këtu filloi aventura e vërtetë!
Në qershor të vitit 2021 kur isha vetëm 15 vjeçe shkova në Lepushë bashkë me babin tim. Prenotuam përmes një agjensie dhe në rrugëtim bashkë me ne ishin 5 gra të moshuara dhe një fëmijë 10-vjeçar. Guida përfshinte vetëm eksplorimin e Lepushës dhe fshatit Vuthaj, por dëshira ime për te ngjitur Majën e Vajushës (2200m) ishte e pakrahasueshme. Bisedova me guidën dhe vendosëm që të nesërmen në mëngjes herët të fillonim ngjitjen e malin. U lumturova pa masë!
Ecja filloi nga ujëvara e Lepushës dhe duke kaluar përmes një pylli bredhash dolëm në lëndinë. Malin e ngjitëm vetëm unë, babai dhe guida, pasi pjesa tjetër e grupit nuk mundej dot. Në majë arritëm pas 3 orësh dhe pamja ishte mbresëlënëse. U mbusha me frymë! Ishte mahnitëse të shikoja gjithë Bjeshkët e Namuna dhe Malin e Zi. Në majë qëndruam për pak minuta, sepse fatkeqsisht na zuri shiu (rreth 10 min), por nuk e dinim fundin e tij.
Ishte eksperienca ime e parë në një mal të vërtëtë, me atlete të thjeshta, shkop druri në vend të një shkopi të vërtetë mali dhe rroba jo profesionale. Nuk do ta harroj kurrë!
Maja më e lartë, Korabi
Tre muaj më pasi ngjitëm Majën e Vajushës vendosëm të ngjisnim malin më të lartë në Shqipëri që vazhdon edhe në Maqedoninë e Veriut, Korabin. Blemë të gjitha paisjet që na nevoiteshin si këpucë profesionale, shkopinj, xhup për mal, veshje për mal, etj. Pra, ishim gati!
U nisëm nga Tirana me guidën për në qytetin historik të Dibrës, me destinacion Radomirën. Nga i gjithë grupi isha më e vogla, vetëm 15 vjeçe. Aty darkuam në një bujtinë shumë paqësore dhe të arreduar mirë dhe me pas shkuam në dhomat tona për të pushuar.
E nesërmja nisi herët, u zgjuam në orën 5 të mëngjesit. Konsumuam ushqimin dhe në orën 6 fiks nisëm ngjitjen. Shtegu i parë ishte me bredha, të cilët mezi dukeshin pasi nuk kishte lindur akoma dielli.
Nga ora 8 e mëngjesit ishim në lendinë. Kishim bërë një pushim të shkurtër gjatë rrugës dhe kishim pirë ujë në burim. Nuk ka si uji i burimit!
Shtegu filloi të vështirësohej shumë, ishte shume i pjerret, dhe me gurë. Për orë të tëra nuk e dija neëse mund t’ ia dilja. Babai dhe një alpinist tjetër më ndihmuan shumë që të vazhdoja ngjitjen. Më dhanë shumë mbështjetje emocionale, për të cilën i falenderoj shumë, pasi më bëri ta vazhdoja rrugëtimin.
Nga ora 11 mund të shifja tabelën jeshile të Korabit. Ajo dukej shumë larg. Kishim akoma shumë rrugë, vetëm ngjitje dhe me terren të vështirë për të bërë.
Në orën 12 të drekës arritëm në majë. 6 orë të plota duke ecur me ndalesa të shkurtra dhe me në fund e ngjitëm, por ia vlejti.
Ndjesia që përjetova pasi ngjita malin më të lartë në Shqipëri, eshte e papërshkrueshme!
Një ndjesi që nuk do ta harroj kurrë as për 1000 vjet. Të prekje tabelën jeshile, të cilën e shihje nga larg pak orë më parë, ishte si një enderr e bërë realitet.
Në maje qendruam per 1 ore, konsumuam ushqim dhe ne oren 1 filluam zbritjen.
Babai në zbritje dëmtoi rëndë gjurin dhe iu desh të zbriste me mushkë pas 3 orësh, pasi duhet të ishim afër fshatit për të marrë mushkën. Duhej të zbrisja me vrap për të njoftuar njerëzit në fshat për të na dërguar një mushkë. Zbritja zgjati 5 orë, dhe kembët tona nuk mund të duronin më, po zgjaste me shumë seç duhej. Aty kuptuam se kishim ngatërruar shtegun dhe i kishim rënë gjatë. 2 orë të shkuara dëm. Rreth orës 8 arritëm përsëri në Radomirë. Hypëm në furgon dhe u nisëm për në Tiranë. Nuk do ta harroj kurrë këtë aventurë kaq të çmuar për mua!
Ngjitja e parë pa babain e ndërprerë në gjysmë
Në janar të vitit 2022 vendosa të ngjisja Malin e Tomorrit në Berat. Babai nuk mund të më shoqëronte pasi demtoi gjurin në Tetor, kështu që vendosa ta ngjisja vetem me një shoqe.
U nisëm në orën 5 të mëngjesit përseri me një guidë për në Berat. Ndalesën e parë e bëmë në Berat rreth 1 orë.
Vazhduam rrugën për në fillimin e shtegut të malit. Shtegu ishte mahnitës. Një pamje fantastike dhe shtegu i mbushur me dëborë.
Këtu filloi vështirësia. Në fillim bora ishte e imët, më pas filloi të rritej sasia deri na mbuloi gjunjët. Shumë alpinistë të tjerë kishin kazëm me vete dhe paisje të tjera për mal.
Unë nuk munda ta vazhdoj dot më rrugën, dhe pse isha në gjysëm të shtegut. Vetëm 2 orë të tjera më ndanin nga maja.
U ktheva pas krejtesisht e zhgënjyer nga vetja dhe shumë e mërzitur. E mërzitur me veten pasi nuk mendoja se mali me borë do ishte një sfidë kaq e vështire për mua.
Por, nuk dorëzohem! Mendoj se Tomorri ishte një eksperiencë që më bëri mua akoma më të fortë dhe të lidhur me malet. Jam krenare për malet që kam ngjitur, dhe që jam një alpiniste në moshe kaq të vogël! Targeti im i rradhes do të jetë Mali i Dajtit me dëborë, dashte Zoti!/GazetaReforma