Pak miniuta më parë është raportuar se në Velipojë ka pasur të shtëna me armë.
Nga raportimet e para mësohet se të shtënat janë dëgjuar në fshatin Luarz dhe deri më tani nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Nga ajo që mësohet shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur mes dy mjeteve të cilët në ecje e sipër kanë qenë duke qëlluar mbi njëri-tjetrin, mirëpo ende nuk ka asnjë të dhënë se cilët kanë qenë personat që kanë qëlluar.
Policia aktualisht ndodhet në vendngjarje dhe është duke hetuar të gjitha pistat edhe pse dyshimet e para deri më tani janë për përplasje mes bandave.
Bëhet e ditur se policia ka rrethuar të gjithë zonën, ndërsa drejt vendit të ngjarjes po shkojnë edhe forcat e FNSH.